━━━ PËR NE
Organizatë joqeveritare e themeluar në janar të vitit 2012
ANAK ofron mbështetje të specializuar për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre që nga viti 2012.
Shërbimet tona përfshijnë vlerësime klinike, plane terapeutike të individualizuara dhe trajnime për
prindërit/kujdestarët.
ANAK përdor qasje të bazuara në prova, të tilla si Analiza e Aplikuar e Sjelljes (ABA), Terapia Verbale e
Sjelljes dhe Terapia e Lojës – të gjitha të përshtatura sipas nevojave unike të secilit fëmijë për të
promovuar zhvillim domethënës dhe sukses afatgjatë.
MISIONI
Misioni i ANAK-ut është të përmirësojë jetën e fëmijëve me autizëm dhe të promovojë një shoqëri më
gjithëpërfshirëse, duke ofruar shërbime profesionale dhe të bazuara në prova.
Ky mision kryhet përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë terapeutike, përpjekjeve për arsim gjithëpërfshirës, trajnimit të prindërve/ kujdestarëve, hulumtimit, avokimit, fushatave ndërgjegjësuese dhe zhvillimit të burimeve dhe botimeve edukative. ANAK punon për të fuqizuar individët, familjet dhe komunitetet përmes një qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese ndaj përfshirjes dhe mirëkuptimit.
VIZIONI
Një shoqëri ku individët me autizëm gëzojnë një cilësi të lartë jetese, të drejta të barabarta dhe përfshirje të plotë
ANAK përpiqet të krijojë sisteme mbështetëse dhe të arritshme që sigurojnë që personat me autizëm të marrin shërbimet që u nevojiten dhe të jenë anëtarë të vlerësuar, të pranuar dhe të respektuar të komunitetit.
Ekipi ynë
ANËTARËT E BORDIT

Kaltrina Kelmendi Ph.D. - Kryesuese e Bordit
Kaltrina Kelmendi është profesoreshë e asociuar në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. Ajo është e specializuar në psikologji sociale dhe ka përvojë të gjerë në dizajnimin e hulumtimeve me metoda të kombinuara, analizën e të dhënave dytësore mbi dhunën ndërpersonale dhe studimet me qasje pjesëmarrëse. Interesat e saj kërkimore përfshijnë dhunën në familje, dhunën me bazë gjinore, dhunën te të rinjtë, abuzimin me substanca dhe mbrojtjen e fëmijëve. Hulumtimet e saj më të fundit fokusohen në reziliencën në Kosovë dhe në Evropën Juglindore. Dr. Kelmendi ka qenë përfituese e bursës prestigjioze Fulbright si Visiting Scholar për vitin akademik 2020/2021.

Aliriza Arënliu, Ph.D. - Anëtar i Bordit
Aliriza Arënliu është Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe Drejtor themelues i Institutit të Psikologjisë. Me mbi 23 vjet përvojë në shëndetin mendor, ai ka kontribuar në zhvillimin e shërbimeve të shëndetit mendor në komunitet në Kosovën e pasluftës, si dhe në avancimin e iniciativave dixhitale të shëndetit mendor. Ekspertiza e tij përfshin ndërhyrjet klinike të bazuara në prova, shëndetin mendor për refugjatët dhe shkollat, vlerësimin e programeve dhe bashkëpunimet kërkimore ndërkombëtare. Ai ka udhëhequr projekte të financuara nga BE, UNICEF dhe OBSH, dhe ka botuar gjerësisht mbi shëndetin mendor të adoleshentëve, reziliencën e refugjatëve dhe ndërhyrjet psikosociale.

Linda Hoxha, Ph.D. - Anëtare e Bordit
Linda Hoxha është ligjëruese në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. Ajo ligjëron në fushat e Psikologjisë së Edukimit, Analizës dhe Modifikimit të Sjelljes, Psikologjisë së Familjes dhe Testimit Psikologjik. Me mbi 15 vite përvojë akademike dhe praktike, puna e saj fokusohet në arsimin gjithëpërfshirës, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe shëndetin mendor. Ajo ka kontribuar në zhvillimin e praktikave mësimore gjithëpërfshirëse dhe materialeve të ndjeshme ndaj gjinisë, si dhe ka bashkëpunuar me institucione kombëtare dhe organizata ndërkombëtare si Ministria e Arsimit, Save the Children dhe UNDP. Dr. Hoxha ka përfunduar doktoraturën në Universitetin Ludwig Maximilians (LMU) në Mynih.
ANËTARËT E KUVENDIT

Mimoza Gashi, MA - Kryesuese e Kuvendit
Mimoza Gashi është psikologe klinike dhe psikoterapiste me përvojë të gjatë në vlerësimin dhe trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor tek fëmijë, adoleshentë dhe të rritur. Ajo ka përfunduar studimet master në Psikologji Klinike në Universitetin e Prishtinës dhe programin specialistik në Psikologji Klinike dhe Psikoterapi pranë Ministrisë së Shëndetësisë, duke qenë e licencuar si specialiste që nga viti 2017. Gjithashtu është e licencuar nga Kolegji i Psikologëve të Ontarios në Kanada. Me përvojë klinike që nga viti 2004, puna e saj bazohet në ndërhyrje të bazuara në evidencë, duke integruar qasje humanistike, psikodinamike dhe kognitive-behaviorale, me fokus në ankth, depresion, trauma, probleme familjare dhe zhvillim personal. Mimoza Gashi, ka qenë bashkëthemeluese e ANAK dhe pjesë e vazhdueshme e kuvendit të saj.

Vlora Isufi-Sadiku - Anëtare e Kuvendit
Vlora Isufi-Sadiku është psikologe me përvojë të gjatë në punën terapeutike dhe zhvillimin e shërbimeve për personat me autizëm. Ajo ka përfunduar studimet bachelor në Psikologji të Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe ka qenë pjesë e Asociacionit Nacional të Autizmit në Kosovë (ANAK) që nga themelimi i tij.
Gjatë viteve 2012–2021, ajo ka kontribuar si terapiste dhe më pas si koordinatore e seancave, vlerësimeve dhe trajnimeve profesionale, duke luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në fushatat e ndërgjegjësimit për përfshirje sociale.
Që nga korriku 2024, ajo është e angazhuar si psikologe në organizatën HOPE në Preshevë.

Vigan Behluli, Ph.D. - Anëtar i Kuvendit
Vigan Behluli është specialist i psikologjisë klinike dhe psikoterapist me përvojë në ofrimin e shërbimeve të shëndetit mendor dhe në avokimin për politika sociale të bazuara në evidencë. Ai ka përfunduar studimet master në Norfolk State University dhe programin e specializimit në Psikologji Klinike, të implementuar nga Universiteti i Bazelit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës. Në punën e tij terapeutike përdor një qasje eklektike të integruar, duke kombinuar elemente humaniste, kognitive-behaviorale dhe psikodinamike, me fokus në fuqizimin e klientit dhe identifikimin e burimeve personale. Ai është gjithashtu aktiv në organizata që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe promovojnë përmirësimin e shërbimeve të shëndetit mendor.

Jon Konjufca - Anëtar i Kuvendit
Jon Konjufca është asistent në Departamentin e Psikologjisë të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Ai ka përvojë në metodologji të hulumtimit, procesim të të dhënave dhe në analizë statistikore. Joni është një ndër administruesit e platformës MHIRA – Mental Health Information Reporting Assistant. MHIRA është një program kompjuterik, që u mundëson profesionistëve të shëndetit mendor të mbajnë shënime elektronike për klientët e tyre, të përcjellin progresin dhe të gjenerojnë raporte automatike nga matjet e bazuara në evidencë.

Blerton Ajeti - Anëtar i Kuvendit
Blerton Ajeti u lind më 1979 në Gjilan. Studimet universitare i përfundoi në Universitetin Amerikan në Bullgari në degën Gazetari dhe Komunikim Masiv.
Nga viti 2005 deri në vitin 2008, ai punoi si gazetar në Gazeta Express, duke mbuluar tema kryesisht të natyrës politike dhe sociale.
Nga viti 2008 deri në vitin 2012, z. Ajeti ishte pjesë e Organizatës për Demokraci, Dinjitet dhe Antikorrupsion “Çohu!” ku u angazhua në kampanja, komunikim, hulumtime dhe aktivitete të tjera organizative.
Nga 2012 deri në kohën aktuale, z. Ajeti punoi me organizata ndërkombëtare në projekte zhvillimore në Kosovë, fillimisht me SIDA’n suedeze deri në vitin 2021 dhe pastaj me USAID deri në vitin 2025.
Përveç punës së tij profesionale, Z. Ajeti ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive me ANAK-un, duke ofruar mbështetjen e tij vullnetare për misionin e tyre në përmirësimin e jetës së fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.
PSIKOLOGËT/TERAPISTËT

Jeta Deva, MSc. Spec. - Psikologe Klinike
Jeta u diplomua në Fakultetin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtines në vitin 2006 dhe mori diplomën Master në Psikologji Klinike nga Fakulteti i Filozofisë i të njëjtit universitet në vitin 2010. Më vonë ajo përfundoi specializimin katërvjeçar në Psikologji Klinike dhe Psikoterapi, të organizuar nga Universiteti i Bazelit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës. Jeta është gjithashtu e licensuar si “Profesionist i shërbimeve Sociale dhe Familjare” nga Ministria e Drejtësisë.
Me dy dekada përvojë pune me fëmijë me autizëm, Jeta ia ka kushtuar pjesën më të madhe të karrierës së saj punës profesionale dhe avokimit për autizmin në Kosovë. Në vitin 2012, së bashku me ekspertë nga disiplina të ndryshme të psikologjisë, ajo themeloi organizatën e parë profesionale në vend, që ofron shërbime direkte terapeutike të individualizuara, sipas nevojave të secilit fëmijë.
Që nga themelimi i saj, Jeta ka shërbyer si drejtore e Asociacionit Nacional të Autizmit në Kosovë (ANAK), duke u përqendruar në terapinë direkte, integrimin e fëmijëve në shkolla dhe komunitet, trajnimin për prindërit dhe profesionistët, avokimin me institucionet publike dhe rritjen e ndërgjegjësimit për autizmin në të gjithë shoqërinë.

Rrezarta Mahmutaj - MSc. Cand. Psikologji Vlerësimi dhe Intervenimi
Rrezarta ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës në vitin 2016. Aktualisht, Rrezarta është në përfundim të studimeve Master në Psikologji Vlerësimi dhe Intervenimi në Kolegjin Heimerer. Rrezarta është e licensuar si “Profesionist i shërbimeve Sociale dhe Familjare” nga Ministria e Drejtësisë. Gjatë periudhës së studimeve, ajo ka qenë aktive në punë praktike dhe vullnetare në ANAK, ndërsa që nga viti 2015 është bërë zyrtarisht pjesë e ekipit të ANAK, duke ushtruar rolin e Asistentes së Punës Terapeutike.
Nga viti 2016 deri në vitin 2021, Rrezarta ka qenë e angazhuar si Implementuese e Punës Terapeutike, ku ka kontribuar drejtpërdrejt në planifikimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve terapeutike të individualizuara për fëmijët, duke përdorur metoda dhe teknika të bazuara në nevojat specifike zhvillimore dhe emocionale të secilit fëmijë. Më pas, ajo ka vazhduar angazhimin e saj profesional në rolin e Mbikëqyrëses së Punës Terapeutike.
Aktualisht, Rrezarta është e angazhuar si Mbikëqyrëse dhe Trajnere për prindër, ku zhvillon trajnime individuale dhe ofron mbështetje të vazhdueshme për familjet, me fokus në fuqizimin e prindërve dhe përmirësimin e funksionimit familjar përmes qasjeve terapeutike të strukturuara dhe bashkëpunuese.
Ajo ka mbi 10 vjet përvojë në punën terapeutike me fëmijë dhe familje. Në rolin e saj aktual, Rrezarta mbështet zhvillimin profesional të ekipit dhe kontribuon në rritjen e cilësisë së ndërhyrjeve terapeutike përmes udhëzimit, mentorimit profesional dhe reflektimit bashkëpunues me kolegët.

Ajmon Tofaj, MSc. Psikologe Klinike
Ajmoni ka përfunduar studimet bachelor në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2019. Studimet master i ka përfunduar në Kolegjin Heimerer, në programin e Psikologjisë Vlerësimi dhe Intervenimi, duke fituar titullin Psikologe Klinike në vitin 2025. Ajmoni është e licensuar si “Profesionist i shërbimeve Sociale dhe Familjare” nga Ministria e Drejtësisë.
Ajmoni ka mbi 7 vjet përvojë profesionale në fushën e punës terapeutike dhe psikologjike me fëmijë, duke qenë pjesë e ekipit të ANAK që nga viti 2019. Gjatë kësaj periudhe, Ajmoni ka filluar si asistente në punën terapeutike, më pas ka ushtruar rolin e implementueses së punës terapeutike, duke planifikuar dhe realizuar seanca dhe aktivitete të personalizuara sipas nevojave individuale të fëmijëve, dhe duke koordinuar bashkëpunimin me familjet dhe kolegët.
Në tre vitet e fundit, ajo ka ushtruar edhe rolin e udhëheqëses së rivlerësimit, duke koordinuar procesin e monitorimit dhe vlerësimit të progresit të fëmijëve, duke analizuar të dhënat dhe duke hartuar raporte për avancimin e planeve terapeutike. Përveç kësaj, Ajmoni ka kontribuar në mentorimin dhe trajnimin e stafit të ri, si dhe në zhvillimin dhe implementimin e programeve të reja terapeutike, duke sjellë qasje inovative dhe të bazuara në nevojat individuale të fëmijëve. Përmes përvojës së saj të gjerë, ajo ka ndihmuar në krijimin e një mjedisi mbështetës dhe profesional, duke siguruar që çdo ndërhyrje terapeutike të jetë efektive dhe e personalizuar.

Mirjeta Zogaj, MSc. Cand. Psikologji Organizative dhe Këshillim
Mirjeta ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2017 në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Psikologjisë. Aktualisht, ajo ndjek studimet Master në Kolegjin AAB në programin Psikologji Organizative dhe Këshillim. Gjithashtu, Mirjeta ka përfunduar trajnimet në qasjen e Psikoterapisë Pozitive – niveli bazik.
Mirjeta është e licensuar si “Profesionist i shërbimeve Sociale dhe Familjare” nga Ministria e Drejtësisë.
Që nga viti 2017, ajo është pjesë e ekipit të ANAK, fillimisht e angazhuar në rolin e Asistentes së Punës Terapeutike.
Që nga viti 2018, Mirjeta është angazhuar në rolin e Implementueses së Punës Terapeutike. Me rreth 10 vjet përvojë në edukimin dhe punën me fëmijë, ajo është e përfshirë në mënyrë aktive në zbatimin e ndërhyrjeve terapeutike, duke kontribuar në organizimin dhe ofrimin e seancave dhe aktiviteteve të përshtatura sipas nevojave individuale zhvillimore dhe emocionale të fëmijëve.
Përveç punës me fëmijë, Mirjeta është e angazhuar edhe në zhvillimin dhe realizimin e seancave për zhvillimin e aftësive me të rritur, duke aplikuar qasje të strukturuara dhe mbështetëse.

Diellsa Ajeti, MSc. Cand. Psikologji Klinike
Diellsa ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës, Departamentin e Psikologjisë në vitin 2021. Aktualisht, Diellsa është në proces të diplomimit në studimet Master në Psikologji Klinike në Kolegjin Heimerer.
Diellsa është e licensuar si “Profesionist i shërbimeve Sociale dhe Familjare” nga Ministria e Drejtësisë.
Ajo është pjesë e ekipit të ANAK që nga viti 2022, fillimisht e angazhuar në rolin e Asistentes së Punës Terapeutike për një periudhë 10-mujore. Gjatë kësaj kohe, Diellsa ka kontribuar në mbështetjen e drejtpërdrejtë të ndërhyrjeve terapeutike dhe në zbatimin e praktikave të strukturuara për fëmijët.
Që nga viti 2022, ajo është angazhuar në rolin e Implementueses së Punës Terapeutike, ku kontribuon në planifikimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve të individualizuara për fëmijët, duke përdorur metoda dhe teknika të përshtatura sipas nevojave specifike zhvillimore dhe emocionale të secilit fëmijë.
Nga viti 2024, Diellsa mban edhe përgjegjësi në Zyrën dhe Projektet e organizatës, ku është e angazhuar në organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të përditshme administrative, koordinimin e takimeve të ekipit, si dhe në zbatimin dhe monitorimin e projekteve në përputhje me objektivat strategjike të ANAK

Adem Ajvazi - Bachelor i Psikologjisë
Ademi është pjesë e ekipit të ANAK që nga viti 2020, ku shërben si Implementues i Punës Terapeutike. Ai është gjithashtu i angazhuar si Asistent në procesin e vlerësimeve zhvillimore të fëmijëve dhe kontribuon në mënyrë aktive në hartimin e planeve individuale të ndërhyrjes, duke ndihmuar në përcaktimin e objektivave të personalizuara, sipas nevojave specifike të secilit fëmijë.
Ai gjithashtu asiston në monitorimin e progresit të fëmijëve, mbledhjen e të dhënave dhe raportimin e rezultateve, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të programeve dhe metodave terapeutike të organizatës. Përmes këtij angazhimi të gjerë, Ademi ndihmon në krijimin e një mjedisi mbështetës dhe të personalizuar që mbështet zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Valerjana Qestaj - Bachelor i Arteve në Psikologji
Valerjana ka përfunduar studimet Bachelor në Kolegjin AAB në vitin 2020. Ajo i është bashkuar ekipit të ANAK në vitin 2021 dhe, që nga ajo kohë, është e angazhuar në rolin e Implementueses së Punës Terapeutike. Valerjana është e licensuar si “Profesionist i shërbimeve Sociale dhe Familjare” nga Ministria e Drejtësisë.
Në këtë rol, Valerjana është e përfshirë drejtpërdrejt në zbatimin e ndërhyrjeve terapeutike me fëmijët, duke kontribuar në ofrimin e seancave të individualizuara dhe aktiviteteve të përshtatura sipas nevojave specifike zhvillimore dhe emocionale të secilit fëmijë. Përmes përkushtimit të saj profesional, ajo mbështet në mënyrë aktive promovimin e zhvillimit, funksionalitetit dhe mirëqenies së fëmijëve gjatë gjithë procesit terapeutik.

Erblinë Telaku - MSc. Cand. Psikologji Klinike
Erblina ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës në vitin 2017 dhe ka mbi 8 vjet përvojë në procesin e edukimit dhe punës me fëmijë. Aktualisht, Erblina është në përfundim të studimeve Master në Psikologji Klinike në Kolegjin Heimerer.
Erblina është e licensuar si “Profesionist i shërbimeve Sociale dhe Familjare” nga Ministria e Drejtësisë.
Ajo i është bashkuar ekipit të ANAK në vitin 2022, duke u angazhuar në rolin e Implementueses së Punës Terapeutike.
Në këtë rol, Erblina është e përfshirë në zbatimin e ndërhyrjeve terapeutike me fëmijët, duke ndjekur Planet Individuale të Zhvillimit, të hartuara për secilin fëmijë dhe duke kontribuar në një qasje të strukturuar, të qëndrueshme dhe të individualizuar ndaj procesit terapeutik. Angazhimi i saj profesional reflekton përkushtim ndaj nevojave zhvillimore, emocionale dhe edukative të fëmijëve.

Ardita Berisha - MSc. Cand. Psikologji Shkollore dhe Këshillimi
Ardita ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2023 në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Psikologjisë. Aktualisht, Ardita është në përfundim të studimeve Master në programin Psikologji Shkollore dhe Këshillim, pranë Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. Ardita është e licensuar si “Profesionist i shërbimeve Sociale dhe Familjare” nga Ministria e Drejtësisë.
Që nga viti 2023, ajo është pjesë e ekipit të ANAK, fillimisht e angazhuar në rolin e Asistentes së Punës Terapeutike, ndërsa po në atë vit ka vazhduar angazhimin e saj profesional si Implementuese e Punës Terapeutike.
Në këtë rol, Ardita ndihmon në ofrimin e ndërhyrjeve terapeutike për fëmijët, duke mbështetur seancat individuale në përputhje me Planet Individuale të Zhvillimit, të hartuara për secilin fëmijë. Ajo kontribuon në zbatimin e një qasjeje të strukturuar dhe të individualizuar, të orientuar drejt nevojave zhvillimore, emocionale dhe edukative të fëmijëve.

Ernisa Krasniqi - MSc. Cand. Psikologji Shkollore dhe Këshillimi
Ernisa ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2023 në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Psikologjisë. Aktualisht, Ernisa ndjek studimet Master në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Psikologjisë. Ernisa është e licensuar si “Profesionist i shërbimeve Sociale dhe Familjare” nga Ministria e Drejtësisë.
Ajo është pjesë e ekipit të ANAK që nga viti 2024, fillimisht e angazhuar në rolin e Asistentes së Punës Terapeutike për një periudhë njëvjeçare, ndërsa më pas ka vazhduar angazhimin e saj profesional si Implementuese e Punës Terapeutike.
Në këtë rol, Ernisa ndihmon në ofrimin e ndërhyrjeve terapeutike për fëmijët, duke mbështetur seancat individuale në përputhje me Planet Individuale të Zhvillimit të hartuara për secilin fëmijë. Ajo kontribuon në zbatimin e ndërhyrjeve të strukturuara dhe të individualizuara, të orientuara drejt nevojave zhvillimore dhe emocionale të fëmijëve.

Djellona Zenelaj - Bachelor i Arteve në Psikologji
Djellona ka përfunduar studimet Bachelor në Kolegjin AAB në vitin 2025. Ajo i është bashkuar ekipit të ANAK në vitin 2025 dhe është e angazhuar në rolin e Asistentes së Punës Terapeutike.
Në këtë rol, Djellona ofron asistencë profesionale të vazhdueshme gjatë procesit terapeutik, duke kontribuar në zbatimin e planeve individuale të trajtimit dhe në ndjekjen e objektivave terapeutike të fëmijëve. Përmes përkushtimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me ekipin terapeutik, ajo mbështet realizimin e ndërhyrjeve të strukturuara dhe të përshtatura sipas nevojave specifike të secilit fëmijë.
Në raste të caktuara, Djellona angazhohet edhe në mbulimin e seancave terapeutike në rolin e terapistës zëvendësuese duke siguruar vazhdimësi, qëndrueshmëri dhe cilësi në ofrimin e shërbimeve terapeutike.

Londa Zeka – Bachelor i Psikologjisë
Londa ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Departamentin e Psikologjisë në vitin 2025. Ajo i është bashkuar ekipit të ANAK në vitin 2025 dhe është e angazhuar në rolin e Asistentes së Punës Terapeutike.
Në këtë rol, Londa ofron asistencë profesionale të vazhdueshme gjatë procesit terapeutik, duke kontribuar në zbatimin e planeve individuale të trajtimit dhe në ndjekjen e objektivave terapeutike të fëmijëve. Përmes përkushtimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me ekipin terapeutik, ajo mbështet realizimin e ndërhyrjeve të strukturuara dhe të përshtatura sipas nevojave specifike të secilit fëmijë.
Në raste të caktuara, Londa angazhohet edhe në mbulimin e seancave terapeutike në rolin e terapistës zëvendësuese duke siguruar vazhdimësi, qëndrueshmëri dhe cilësi në ofrimin e shërbimeve terapeutike.