━━━ SHËRBIMET
Disa shërbime që ne ofrojmë në ANAK
Organizata do të vazhdojë në ofrimin e shërbimeve profesionale, avokimin dhe ngritjen e vetëdijes për crregullimin e autizmit, mundësimin e shërbimeve të tyre pa pagesë, gjithëpërfshirje dhe trajtim të barabartë për të gjithë fëmijët në edukim, shëndetësi dhe të gjitha aktivitetet e tjera që përmirësojnë mirëqenien e tyre dhe lehtësojnë e përkrahin familjet.
Shërbimet e ANAK
Pako esenciale zhvillimore
Vlerësim klinik zhvillimor, hartimi i planit individual, trajnimi për prindër.
Seanca individuale terapeutike
Seanca individuale terapeutike me metoden e Analizës dhe Aplikimit të Sjelljes (ABA), Terapisë Verbale të Sjelljes (VB) dhe Terapinë e Lojës.
Konsulta me Psikiatër
Rekomandime për çështje farmakologjike, diagnozuese, këshillimore psikoedukuese dhe mështetje emocionale.
Trajnime për staf profesional mjekësor
Trajnime për pediatër, stomatolog, teknik mjekësorë/ infermier në qasjen ndaj personave me autizëm.
Seanca logopedike
Vlerësim profesional dhe seanca individuale.
Konsulta me asistentë, edukatorë dhe mësimdhënës
Rekomandime profesionale bazuar në analizë të sjelljes për adaptimin e sfidave brenda sistemit të rregullt edukativ.
━━━ AMBIENTI I ANAK